Së shpejti një film, ja çfarë surprize po përgatitin për publikun Dijonisi dhe Marjana
Dijonis Biba një ndër personazhet që la gjurmë në Ferma VIP, ka qenë i pranishëm në studio përballë Fjoralba Ponarit dhe opinionistëve, Enkel Demi, Sonila Meço dhe Armina Mevlani.
Ai ka deklaruar se pas daljes nga Ferma VIP ka nisur një tjetër projekt i madh, ku do të bëjnë pjesë edhe personazhe të tjerë të fermës si dhe aktorja e madhe Marjana Kondi.
Dijonisi theksoi se producentja Holta Dulaku do të bëjë një film ku do të angazhohen disa prej personazheve të Ferma VIP, i cili do të jetë një surprizë e madhe për publikun.
Pjesë nga biseda:
Fjoralba: Na thuaj dhe jëtën përjashta, planet e tua që të presin?
Dijonisi: Atëherë unë me Again, Marjan Kanodin dhe aktorë të tjerë. Domethënë Holta Dulaku ka marrë përsipër të na bëjë një film muadhe Marjanës. Për 3-4 muaj del filmi, është një film shumë i fortë.
Sonila: Po në politikë do hysh?
Dijonisi: Po, po, kryeministër direkt.
/LIVING