‘Engjëjt e Julit’, ish-banori i “BBV3”, Gazmend Ujkashi komenton eleminimin e Rozës!
Ish-banori, Gazi, u shpreh për eleminimin e Rozës
Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.
Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. Të ftuar në “Big Brother Radio” ishin Gazmend Ujkashi dhe Grinesi, të cilët bënë një analizë të detajuar mbi banorët dhe situatat e “BBV3”. Ish-banori, Gazi, u shpreh për eleminimin e Rozës:
Ajo po luante kundër Julit dhe kundër Romeos. Në momentin që mbrojti Julin, unë i thashë nuk duhej ti afrohej asnjërit, duhet të bënte polin e vetë. Ka qenë Juli ai që e ka sfumuar totalisht. Ledjona, Erjola, Roza, ‘engjëjt e Julit’ ishin ata që u dëmtuan nga ai… Unë Rozën e përshëndes, ka qenë një nga lojtaret më të mira brenda…/TAR