Lajme
Aksidenti i RËNDË i merr jetën shqiptarit në Itali! Bashkëkombësi lufton për jetën në spital
Dy shqiptarët udhëtonin me Scooter, kur drejtuesi humbi kontrollin e mjetit
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku ka ndërruar jetë një 40-vjeçar shqiptar.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari humbi jetën tragjikisht të dielën në një aksident me motor, në zonën e Fermo. Sipas ANSA, një tjetër shqiptar, rreth 40 vjeç mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Ancona.
Dy shqiptarët udhëtonin me Scooter, kur drejtuesi humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua duke gjetur vdekjen. Autoritetet lokale kanë nisur menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. / G SH