”Pijet alkoolike i dëmtojnë dhëmbët”, Boçova: Çdo vit numri i pacientëve që bëjnë kontrolle rutinë, rritet
Lerida Boçova, mjeke stomatologe në një intervistë në Ora News u shpreh se pijet alkoolike dhe pijet me ngjyrë dhe me sheqer artificial i dëmtojnë dhëmbët.
Boçova: Ne tani kemi një akses shumë të madh në informacion.
Sa më shumë informacion kemi, aq më shumë shkojmë e i bëjmë vizitat sepse e dimë se cilat janë pasojat që sjell mosbërja e kësaj gjëje.
Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë edhe shqiptarët janë të ndërgjegjësuar për tu kujdesur më shumë për shendetin e tyre oral.
Cdo vit numri i pacientëve që bëjnë kontrollet e tyre rutinë në klinikë rriten.
Sëmundja më e shpeshtë që hasim në klinikë është kariesi.
Pijet alkoolike i dëmtojnë dhëmbët.
Pijet me ngjyrë dhe me sheqer artificial i dëmtojnë dhëmbët. / OraNews