ShowBiz

Heidi i tha Meritonit zhigolo / Habit Egla: Gaboi, tani kapeni dhe shqyejeni…

Një debat mes Eglës,  Meritonit dhe Heidit ka kuriozuar dhe banorë të tjerë të cilët…

Një debat mes Eglës,  Meritonit dhe Heidit ka kuriozuar dhe banorë të tjerë të cilët u bënë pjesë pak minuta pasi treshja po konfliktoheshin. Një keqkuptim i Heidit për fjalët e Eglës ka nervozuar Meritonin duke e bërë të reagojë keq me vajzat. Një epitet që Egla i ka vënë Meritonit, “Teddy Boy”, Heidi e ka përkthyer si “zhigolo”.

Graciano dhe Françeska janë bërë pjesë e debatit duke kritikuar Heidin më një mori kritikash. Ndërkohë që Egla po mbante anën e Heidit duke thënë se ajo është keqkuptuar dhe ishte një gabim. Por graciano e ka kundërshtuar këtë fakt duke thënë se Heidi nuk është e vogël dhe është mjaft e zgjuar që të mos bëjë gabime të tilla. Françeska nga ana tjetër i është drejtuar Heidit në mënyrë agresive. Egla sërish mundohet të mbrojë Heidin duke ju drejtuar banorëve meqë Heidi gaboi tani “t’a shqyejnë”. Graciano i është kthyer Eglës duke i kujtuar situatën kur Graciano u betua për partneren e tij dhe Heidi “e kryqëzoi”.

Pjesë e debatit:

Egla: “Mirë pra kapeni shqyejeni se ju erdhi rasti në dorë”

Graciano: “Egla mos ndërhy në këtë gjë se ajo më shkëlyu mua për gruan time dhe duke i bërë be”

Graciano: “Për mua ajo nuk është njerëzore”

/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button