“Tejkaloi limiteti e lojës”, sherri i ashpër me Valerin, Flori: Po të ishte jashtë, do i kishin vënë atë në kokë
Rikthimi i Valerit u pasua mes një seri debatesh mes tij dhe Gledis, që më pas përfshinë edhe Florin. Valeri kërkoi që Gledis të lironte krevatin, ku ai flinte para se të largohej në ishull.
Kundërshtimi nga ana e Gledis dhe këmbëngulja e Valerit konkluduan në një debat të fortë, ku më pas ndërhyri edhe Flori, i cili me tone të ashpra i kërkoi Valerit të largohej nga dhoma e gjumit. Duke diskutuar këtë ndodhi, Flori u shpreh i shqetësuar lidhur me të drejtat, që sipas tij Valeri ka shkelur.
Ndërkohë, ai paralelizoi situatën, duke thënë se nëse kjo skenë do kishte ndodhur jashtë këtij formati gjërat do kishin degraduar shumë më keq.
Unë atë personin nuk e kam problem ta përballoj për çdolloj gjëje që ai bën brenda normave e limiteve. Janë ca rregulla të pashkruara që ti nuk hyn dot në hapësirën time, do hysh aq sa ta lejoj unë. Nuk mund të kalosh dhe unë ta them një herë, dy herë, tre herë, ia them produksioni, e them në spektakël. Në çfarë forme duhet të tregoj unë që boll se kaq të lejon ty kjo lojë. Nuk mund të shkosh përtej kësaj, nëse ata e duartrokasin këtë dhe qenkan unë gabim, atëherë qenkam unë antivlera. Të kishte ndodhur jashtë kjo në jetën reale, do ia kishin vënë atë në kokë, nga ai më i vogli, Buçko që po e sulmonte ai e deri tek më i madhi”, tha Flori./OraNews