Life Style

Ermal Mamaqi sulmon produksionin e “Big Brother”: Pse nuk e verifikuat?! Nuk e dërgova unë mesazhin ofendues për Julin

Aktori i humorit dhe producenti Ermal Mamaqi, ka sulmuar produksionin e “Big Brother” për shkak të një mesazhi që është shfaqur mbrëmjen e djeshme në shtëpi. Ai thotë se emri është vendosur fiktivisht dhe nuk është ai personi që e ka dërguar.

Mesazhi ishte ofendues për Jul Dedën, një koleg i Mamaqit, ndërsa përkrahej Heidi për lojën e saj

Heidi o super girl nga Durrësi, ke theksin më të veçantë që na bën të qeshim më shumë se kolegët humoristë. Duhet të na vish në ndonjë “show comedy” sepse e ke dhunti natyrale. Romeo pate fat o dreq, jam me Heidin”, thuhej në mesazhin që mbante emrin e dërguesit “Ermal Mamaqi”.

Megjithatë, për t’u sqaruar çdo person që dërgon mesazhe mbështetëse me para për banorët brenda shtëpisë, mund të vendos çfarë emri të personalizuar, pa qenë i detyruar të tregojë identitetin e vërtetë. Për shembull, dikush tjetër mund të vendos emrin e kryeministrit.

Jul Deda u habit nga ofendimi i “kolegut” dhe reagoi shumë keq më vonë, duke u shprehur se Ermal Mamaqi është sjell dhe jashtë keq me personat me të cilët ka bashkëpunuar në skenë. Ermali thotë se e kupton reagimin e Julit, por ky i fundit nuk kishte si ta dinte nëse dërguesi ishte vërtet Ermal Mamaqi.

Me Gentin (Zenelaj) është sjellë shumë keq, nuk ta them arsyen, nuk ka komunikim fare. Kam tentuar që të bëhemi bashkë të 3, për të bërë një gjë për 10-vjetorin tonë, tani kemi 20-vjetorin e grupit. Kam tentuar ti bëj bashkë, të bëjmë një recital, një gjë tonën”, tha Juli në shtëpi pasi banorët nisën të diskutonin brendinë e mesazhit.

Ermal Mamaqi ka bërë një reagim me video për rastin dhe sqaron se nuk është ai dërguesi i atij mesazhi ofendues. Nuk dihet nëse ëhstë një lojë e produksionit për të trazuar gjërat në shtëpi, por aktori thotë se ata e kishin numrin e tij dhe mund ta verifikonin para se ta shfaqnin mesazhin për Julin dhe gjithë publikun.

“Unë në majë të Amerikës dhe shoh që paskam shkruar mesazh në Big Brother për Heidin. O zoti i madh! Nuk është e vërtete! Tani kam një sqarim për të gjithë ata që janë acaruar, sidmos për produksionin. E para atë mesazh nuk e kam shkruar unë. O Ledion po çfarë bëhet kështu. Ma ke numrin o Ledion! Merr në telefon dhe pyet a je ti, a s’je ti”, thotë ai.

Më tej, Ermal Mamqi thekson se vërtet mbështet Heidin por Julin e ka koleg dhe në asnjë moment nuk e ka menduar se ai nuk bën humor të mirë. Edhe sikur ta mendoja, shton ai, nuk do e kishte thënë duke marrë parasysh që ata janë prej 4 muajsh të izoluar.

“Unë dua ta shoh në finale Julin sepse e meriton është një artist që ka dhënë shumë për publikun, për Bigun. Mua personalisht më ka bërë të qaj dhe këto kohë sepse na ka dhuruar emocione shumë të forta. Por mua më pëlqen Heidi”, është shprehur ai.

/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button