ShowBiz

4 miq në nominim “kokë më kokë”, fermerët tregojnë kush është më i rrezikuar, Albano zbulon porosinë që u ka lënë njerëzve jashtë

Pas vetëeliminimit të Dijonis Bibës, Agai vendosi që televotimi të shtyhet deri ditën e hënë.

Xhesika, Ditea, Flori dhe Albano janë “kokë më kokë” në televotim, teksa edhe ata vetë e kanë cilësuar si një përballje të fortë.

Albano nuk dha një mendim konkret se kush nga fermerët do dalë, por tregoi porosinë që u ka lënë familjarëve dhe shoqërisë nëse do të ndodhej në televotim të vështirë, si ky që është.

Njerëzve u kam thënë që nëse është televotim i përgjithshëm mos më votoni, por nëse më shikoni në vështirësi më votoni e bëni maksimumin. Dhe e di që nuk do më lënë në baltë. Me shpirt dua të dal unë se qëndrimi më është bërë i vështirë. Mendoj që janë të tre barazim, nuk di çfarë të them”, tha Albano.

Ndërsa Ditea Berisha tha se veten e saj e shikon më të rrezikuar, ndonëse shprehu dëshirën e madhe për të prekur finalen.

Duke qenë se ky është një nominim i fortë nuke di kush del. Dinamikat ndryshojnë dhe çfarë sjell një televotim nuk e sjell tjetri. Nuk doja të dilja sot, por nuk do e përjashtoja veten në dy më pak të votuarit. Jam objektive sepse dinamikat ndryshojnë. Një javë mund të jesh shumë i preferuar, por nuk e di se si shihen gjërat jashtë”, tha Ditea.

Ndëra aktori Florian Agalliu tha se ai dhe Ditea mund të jenë më pak të votuarit nga publiku dhe që do përballen në televotim.

Nominimi është i fortë. Ajo që nuk kam pritur, është se të gjithë kanë folur me njëri-tjetrin dhe askush nuk na e tha në sy. Më vjen keq për Baby G që e kam motivuar. Por këtu e mira harrohet. Ne jemi 4 miq dhe do jetë shumë i vështirë. Kjo e premte ka qenë e vështirë për mua. Unë me Ditean mendojmë se do dalim në dyshe”, tha Flori./vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button