Life Style

“Nëse do dilte e vërteta…”/ Maya tregon çfarë fshihet pas videos virale me bashkëshortin

Kur vesh pallton e skenës, më ikin të gjitha hallet me publikun që pret energjinë tënde”

Këngëtarja e njohur Maya, ka folur për herë të parë pas publikimit të videos virale, ku ajo ishte përfshirë në një konflikt fizik me bashkëshortin.

E ftuar sot në “Cherry on Top” me moderatoren Bora Zemani, ajo tregoi se e vërteta është përtej asaj videoje, por që nuk do donte të fliste për të, pasi ‘nuk është e bukur’.

“Kemi pasur edhe vite të bukura por kaq, nuk dua të them më shumë se do dilte e vërteta dhe e vërteta nuk është e bukur. Unë jam artiste, ma ka dhënë zoti këtë. Kur vesh pallton e skenës, më ikin të gjitha hallet me publikun që pret energjinë tënde.

Kemi shumë njerëz që na duan. Të gjithë më kanë mbështetur në mënyrën e vet. Duhet të bëj një falënderim publik me fansat që më kanë shkruar. Nuk jam marrë me rrjetet sociale, nuk merrem aspak se nuk dua të marr energji negative.”-u shpreh Maya.

/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button