Life Style

Amos Zaharia thyen heshtjen për divorcin e Elias

Në një intervistë të dhënë së fundmi, vëllai i aktores, Amos Zaharia ka reaguar për herë të parë lidhur me divorcin e zhurmshëm të motrës së tij.

Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë qenë dy emrat më të përfolur së fundmi në media për shkak të ndarjes së tyre, e cila u finalizuar në divorc më 25 Prill të këtij viti pas një kalvari të gjatë në dyert e gjykatës.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, vëllai i aktores, Amos Zaharia ka reaguar për herë të parë lidhur me divorcin e zhurmshëm të motrës së tij.

Amos u shpreh se askush nuk e do divorcin, por kjo gjithashtu është njerëzore. Ai tha se kanë kaluar një periudhë të vështirë, për shkak edhe të gjithë lajmeve që kanë qarkulluar në rrjet, por thotë se mbështetja e tij për Elian është e pakushtëzuar.

Në fillim kemi qenë “Tommy e Jerry”. Kur unë dhe Elia ziheshim bëhej spektakël, e merrte vesh një lagje e tërë. Por me kalimin e viteve, aq më shumë mik bëhem me Elian. Mosha dhe pjekuria na ka bashkuar dhe vijon të na bashkojë. Kemi raport shumë të mirë, Elia është një mikeshë shumë e mirë. Ka këshilla praktike dhe është me këmbë në tokë. Unë deri në moshën 12-13 vjeçare kam qenë një makth për familjarët e mi. Prindërit na kanë dhënë të dyve dashuri të pakushtëzuar. E ndiej veten me shumë fat. Ne jemi gjithmonë protektivë ndaj njëri-tjetrit. Sa herë që secili nga ne përballet me një sfidë familja është mbështetja e parë. Unë jam pranë Elias me gjithë qenien time kur ajo ka nevojë për mua.

Problemet i bashkojnë edhe më shumë njerëzit, sepse krijohet më shumë ndjesia e unitetit. Unë jam aty për të sa herë ajo të ketë nevojë dhe anasjelltas.

Askush nuk e do divorcin. Në momentin që gjen një person me të cilin martohesh, mendon se kërkimi i gjysmës sate ka marrë fund, ndodh që nuk është gjithmonë ky rasti. Këto janë njerëzore. Patjetër që është tronditëse për mua si vëlla, si miku i saj më i mirë. Por nga ana tjetër, kjo tronditje nuk do të ndihmojë që kjo gjë të mos kishte ndodhur. Duhet të përballesh me faktet dhe të ecësh përpara. Ne këtë po bëjmë. Çdo gjë është kalimtare në jetë. Njeriu është qenie e fortë./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button