A dështoi reklama e Apple? Rrjetet sociale në sulm kundër kompanisë pas lancimit të iPod-it të ri
Reklama më e fundit e Apple ka nxitur polemika të mëdha për mesazhin që ajo përcjell. Shtypja e një pianoje, disa librave dhe disa sendeve me vlerë historike e bëri kompaninë të kërkojë falje publike.
Apple është bombarduar në rrjet pas lancimit të reklamës së iPod të tij më të ri. Shtypja e këtij koleksioni objektesh nuk është pritur aspak mirë nga shikuesit.
Kjo pasi sendet në fjalë përfaqësojnë artin dhe muzikën përmes pianos dhe bojërave, botën e shkrimit përmes këtij libri, madje edhe historinë përmes objekteve që i përkasin të shkuarës si kjo orë…
Një zë në sfond thotë, Ipad-i më i fuqishëm ndonjëherë është edhe më i hollë.
Reklama, e lançuar nga shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, e detyroi këtë të fundit të kërkojë falje për mesazhin që sië tha ai nuk ishte shkatërrimi i përvojës njerëzore si u komentua nga aktori Hugh Grant e të tjerë.
Justine Bateman, një regjisore amerikane që ka kritikuar ndikimin e inteligjencës artificiale në industri shkroi në X: “Pse Apple zgjedh të bëjë një reklamë që shtyp artin? Sepse Teknologjia dhe AI do të thotë ta shkatërrosh atë dhe shoqërinë në përgjithësi.”
Christopher Slevin, drejtori kreativ i agjencisë së marketingut në Mbretërinë e Bashkuar Inkling Culture, shkroi në LinkedIn: Reklama e re e iPad Pro, ndonëse mahnitëse, lë të kuptohet për një të ardhme ku krijimtaria jonë është e kufizuar në ekranet dixhitale dhe e gjithë fizika është e shtypur nën marshimin e pamëshirshëm të teknologjisë.”
I menjëhershëm ishte reagimi i APPLE.
“Kreativiteti është në ADN-në tone, është tepër e rëndësishme për ne që të dizenjojmë produkte që fuqizojnë krijuesit në të gjithë botën”, tha Tor Myhren, nënkryetar i Apple për marketingun.
“Kemi humbur qëllimin me këtë video, na vjen keq”, u shpreh ai.
Megjithëse reklama nuk është hequr në internet në llogarinë e Cook’s X dhe në YouTube, Apple ka anuluar planet për ta shfaqur atë në TV./OraNews