ShowBiz

“Krijove marrëdhënie me Julin…”/ Plas keq mes Erjolës dhe Gracianos: Ma shpif qenia jote

Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes Graciano Taganit dhe Erjola Doçit. Miqësia që ata kishin jashtë “Big Brother VIP3”

Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes Graciano Taganit dhe Erjola Doçit. Miqësia që ata kishin jashtë “Big Brother VIP3” duket se ka marrë fund brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Sipas balerinit, moderatoja ngaqë nuk i lidh dot, krijoi marrëdhënie me Julian Dedën, për të pasur dikë në lojën e saj.

Je në gjendje që të bësh çdo gjë për këtë lojë. Ty të pëlqen ajo gjëja. He moj Erjola Doçi, ti burrnesha që s’doje të lidheshe, krijove marrëdhënie me Jul Dedën. Nuk u lidhe se nuk gjete një siç ti kishe potencialin dhe u lidhe me Dedën për të pasur dikë, për t’u fshehur. Mashtruese. Nuk njollos dot figurën time. Je për turp”, i tha Graciano Erjolës.

Ndërkohë kjo e fundit iu përgjigj: “O njeri i lig, i pabesë, o i shpifur. Mjerë kush të ka ty”.

Pjesë nga debati:

Erjola: Siç dole herën e parë ke me dalë edhe herën e dytë

Graciano: Je personi më fals këtu brenda, si mundesh moj

Erjola: O njeri ke shitur edhe fytyrën. Edhe kur të marrësh atë finale…

Graciano: Jam me fytyrën lart, ka Zot lart. Shih ca halli ke, hallin e finales

Erjola: Edhe kur ta marrësh atë finale… ka për të të dalë për hundësh

Graciano: Do dal me kokën lart se jam i pastër. Pse ikën, rri këtu e përballu, a je burrneshë

Erjola: Debat me Erjolën nuk je duke pas më. Ke pas këtu e 5 ditë, ma shpif qenia jote

Graciano: O njeri fals. Më vjen siklet kur të shoh. Si mundesh, më plas shpirti që je mashtruese/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button