Mickoski shpall fitoren: I’a dolëm! Është koha që LSDM dhe BDI të shkojnë në opozitë
Në bazë të numrimit të deritanishëm të votave, VMRO del të jetë partia e parë me 42.75% e cila pritet të ketë 59 mandate në Kuvend.
E dyta pritet të jetë koalicioni Fronti Evropian me 14.42%, e cila pritet të ketë 19 ulëse në Kuvend.
Pas saj është koalicioni VLEN me 11.38% dhe pritet të ketë 13 ulëse në Kuvend.
LSDM, deri më tani ka 14.67% dhe pritet të ketë 18 ulëse në Kuvend.
Ndërkaq, Mickoski nuk ka humbur kohë dhe ka shpallur fitoren e zgjedhjeve.
“Do të bisedojmë me të gjitha partitë opozitare, por jo dhe me BDI-në Kreu i VMRO-DPMNE-së, partisë e cila grumbulloi numrin më të madh të votave deklaroi se do të negocioj me të gjitha partitë politike opozitare, edhe pse sipas tij kjo nuk nënkupton se të gjitha do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme”, tha ai.
Mickoski me këtë rast la të kuptohet se pavarësisht numrit të mandateve që ka fituar BDI-ja, kjo e fundit nuk është në agjendën e VMRO-DPMNE-së.
“Nuk do ti përsëris gabimet që i ka bërë kjo qeveri e cila injoronte partitë tjera politike. Ne kemi për qëllim që të bisedojmë me të gjitha partitë politike opozitare. Por kjo nuk nënkupton se të gjitha do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme”, tha Mickoski./OraNews