ShowBiz
“Mjek kirurg” dhe “fizeoterapist”, Dijonisi s’i ndahet Baby G dhe Himenës! Njërës i mjekon këmbën tjetrës i bën masazh
Dijonisi gjatë ditëve të fundit është bërë i pandashëm me Himenën dhe Baby G.
Pasi kaloi një kohë të mirë në verandë me dy vajzat, ata shkuan në dhomën e gjumit, aty ku fermeri mori role të ndryshme.
Fillimisht, u bë një “mjek kirurg” duke i mjekuar këmbën Himenës.
Teksa vendosi dorezat, Dijonisi i mjekon me kujdes gishtin e madh të këmbës, duke i hedhur ujë të distiluar, e duke vijuar më pas edhe me medikamente të tjera.
Më pas, ai është bërë edhe “fizeoterapist”, duke i bërë masazh kurrizi Baby G./vizionplus.tv