ShowBiz

“Ti je për të të ngrënë syrin, unë vdes për ty”/ Egla i kthehet Gracianos: Mbylle gojën se nuk ke tru

Gracianon Tagani ka diskutuar me Egla Cenon ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP3”

Gracianon Tagani ka diskutuar me Egla Cenon ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP3”, pas debatit të aktores me Erjola Doçin.

Balerini i shprehu dashurinë konkurrentes, i tha asaj se e do shumë, megjithëse ai tregoi se nuk i pëlqen aspak loja që ajo po bën në shtëpi.

“Zemra më ke parë në këtë soj magjie sepse jam këtu, kështu siç është. Mbylle gojën sepse nuk ke tru. Do më çikë më shumë kohë”- tha Egla duke treguar se nuk është kështu në jetën reale, por të gjithën po e bën në bazë të lojës për të fituar çmimin e madh.

Po të bëjë robi këtë lojë… Unë nuk merrem me ty sepse duhet të bie në nivelin e debateve që ti bën dhe unë nuk jam i tillë”- iu drejtua balerini duke e këshilluar atë, megjithëse Egla e ka zgjedhur strategjinë që ka zgjedhur për të luajtur këtë lojë.

Pjesë nga biseda:

Graciano: Ti je dritë dielli, ti je me të ngrënë syrin, ta kam thënë

Egla: Ma hangsh syrin

Graciano: Do ta ha, por po mbytesh (për bananen që po konsumon Egla)

Egla: Tani mbylle

Graciano: Kujdes se po mbytesh (për bananen që po konsumon Egla). Pse je kështu moj Egla? Tu prish magjia moj zemër dhe më vjen shumë inat se unë vdes për ty, aq e mirë je

Egla: Zemra më ke parë në këtë soj magjie sepse jam këtu, kështu siç është. Mbylle gojën sepse nuk ke tru. Do më çikë më shumë kohë

Graciano: Po të bëjë robi këtë lojë… Unë nuk merrem me ty sepse duhet të bie në nivelin e debateve që ti bën dhe unë nuk jam i tillë

Egla: Qetësohu zemra

Graciano: Unë i qetë jam, nuk jam Erjola që del nga vetja në sekonda

Egla: Erjolën e kam merak se mi dalin hemorroidet

Erjola: Graciano mos më zër në gojë te ajo/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button