Zidane jep përgjigjen e prerë, zbulon nëse do të bëhet trajner i Bayern Munich
Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka përjashtuar mundësinë e drejtimit të Bayern Munich, duke thënë se gjatë ndeshjes së ardhshme të Ligës së Kampionëve mes dy skuadrave, ai do të bëjë tifo për “Los Blancos”.
Zidane mori pjesë së fundi në Çmimin e Madh të Miami, ku ndoqi garën e sprintit në Autodromin Ndërkombëtar të Miami. Piloti i Red Bull, Max Verstappen siguroi “pole position” për garën kryesore të së dielës, duke tejkaluar Charles Leclerc dhe Sergio Perez. Pas garës, Zidane i dha një çmim pilotit holandez në podium.
Gjatë ngjarjes, Zidane u pyet për mundësinë e drejtimit të Bayern Munich, gjë për të cilin tha prerë: “Jo, nuk do të ndodhë. Unë do ta shikoj ndeshjen, do të bëj tifo për Real Madridin. Shpresoj se Real Madridi do të fitojë. Do të jetë një lojë e vështirë”.
Vlen të theksohet se Zidane, 51 vjeç, nuk ka drejtuar një ekip që nga largimi i tij nga Real Madridi në vitin 2021. Ai është përfolur për stolat e Bayern Munich dhe Manchester United, por ende nuk ka zhvilluar diskutime zyrtare me asnjërin klub.
Nga ana tjetër, pas humbjes së Francës ndaj Argjentinës në finalen e Botërorit 2022, u përfol se mund të merrte kombëtaren franceze. Sidoqoftë, këto spekulime përfunduan kur kontrata e Didier Deschamps u zgjat deri në qershor 2026./OraNews