“Ça bën moj, hiqi duart, ku po prek”/ Momente intime mes çiftit, Heidi: Ua, lashë nam para gjithë botës…
Heidi Baci dhe Romeo Veshaj janë një nga çiftet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP3”
Heidi Baci dhe Romeo Veshaj janë një nga çiftet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP3”. Gjatë ditës së djeshme, ata kanë kaluar momente të bukura dhe gazmore me njëri-tjetrin.
Madje në një moment aktori ka vendosur që t’a ngacmojë atë, duke e vënë paksa në siklet. Teksa ishin të shtrirë jashtë në një shezlong, Romeo i thotë Heidit ‘ça bën moj, hiqi duart, ku prek’.
Ndërkohë Heidi duke qeshur i kthehet ‘o idiot, lashë nam mes gjithë botës për fajin tënd’. Pastaj Veshaj shton ‘shaka njerëz’.
Kujtojmë se Heidi dhe Romeo janë në televotim ‘kokë më kokë’ për t’u zgjedhur si finalisti i parë i këtij edicioni të tretë të reality show. Por ata nuk e dinë këtë detaj dhe mendojnë se janë në nominim për t’u eliminuar njëri prej tyre.
Ishte Egla Ceno ajo që zgjodhi këta dy banorë për të çuar në televotim për finalistin e parë. Aktorja kishte këtë avantazh në lojë pasi u zgjodh nga publiku si lidere e shtëpisë më të famshme në Shipëri.
Pjesë nga biseda:
Romeo: Ça po bën moj, hiqi duart
Heidi: O idiot
Romeo: Se bëj shaka, bëj shaka
Heidi: Ua, lash nam mes gjithë botës për fajin tënd
Romeo: Ti e di që ishte shaka
Heidi: Ça idioti, do ta bëj edhe unë
Romeo: Unë jam këtu, unë jam direkt këtu shpirt, bëj këtë lëvizjen këtu
Heidi: Edhe?
Romeo: Edhe ruaj qetësinë
Heidi: Je komplet idiot
Romeo: Po bëj shaka njerëz
/gsh