Sport

Karim Benzema rikthehet në Madrid, por jo për të luajtur te Reali …

Real Madridi pret sërish Karim Benzema. Qendërsulmuesi francez nuk do të rikthehet për të luajtur në skuadrën e Carlo Ancelotti-t, por siç njoftoi Al Ittihad, ai është rikthyer në Spanjë për të trajtuar një dëmtim që ka pasur së fundmi.

Një problem mjaft serioz, i cili e kufizoi shumë dhe e bëri të humbasë pothuajse të gjitha ndeshjet e luajtura në 2024.

Karim Benzema është rikthyer te Real Madrid për t’iu nënshtruar testeve mjekësore në lidhje me dëmtimin e pësuar këtë sezon, në koordinim mes ekipit mjekësor të Al Ittihad dhe Real Madridit”, ka shkruar klubi saudit në një deklaratë zyrtare.

Lojtari francez do të jetë në Spanjë për një javë për t’u rikuperuar për pjesën e fundit të sezonit, në të cilin Al Ittihad do të duhet të përpiqet të sigurojë vendin e tretë, që do t’i siguronte dhe një vend në Ligën e Kampionëve Aziatik të sezonit të ardhshëm.

Me pesë ndeshje të mbetura, skuadra është e pesta, dy pikë prapa Al Ahlit, i cili zë shkallën e fundit të podiumit dhe ka dhe një ndeshje për t’u rikuperuar. /OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button