Life Style

Kujt ia uron fitoren? Meri Shehu komenton djemtë e BBV3: U duk sikur mami e kishte harruar në çerdhen me drekë…

Meri Shehu ka komentuar në “Wake Up” banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”

Astrologia e njohur, Meri Shehu, ka qenë sot e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka bërë parashikimin e yjeve për muajin maj. Por jo vetëm kaq, pasi ajo ka komentuar pak edhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”.

Ish-banorja e këtij edicioni të reality show përmendi emrin e Julian Dedës si fitues, ndërkohë komentoi edhe dy banorë të tjerë, Romeo Veshaj dhe Meriton Mjekiqi.

Pjesë nga biseda:

Enxhi Nasufi: Të pyesin pak për “Big Brother”

Meri: Direkt në temë

Blendi Salaj: “Big Brother mbaron me 25, e kjo 26?

Enxhi: Ça parashikon kjo dita, ndonjë gjë speciale?

Meri: Ti e di që unë nuk kam dashur asnjëherë ti parashikoj meqenëse kam qenë pjesë. Edhe unë kam thënë që duhet ta fitoja vetë.

Blendi: Kujt ia uron fitoren?

Meri: Për ata që kanë ngelur nuk është se kam ndonjë të preferuar, përvec Julit që më duket më i qetë dhe balancuar. Më konkreti për t’a fituar dhe këtë e kam thënë që në fillim. Sepse mosha, përvoja, karakteri, ka logjikën e një Virgjëreshe.

Neada Muçaj: Virgjëreshë është edhe Romeo

Meri: Romeo duke qenë se është pak më i ri në moshë… Unë gjithmonë kam pasur mendim pozitiv për të, më ka përkrahur. Nuk e kam parë shumë të qartë sjelljen e tij ndaj meje, ka pasur raste që më ka përkrahur dhe s’më ka përkrahur, në mënyrën e vet. Por Romeo ka dalë pak tek identiteti i mashkullit tipik shqiptar që në marrëdhënie me femrën, të do, të respekton,  por kur vjen puna te lidhja ai është ‘prit po rri njëherë me shoqërinë mos tallen këta që vajti pas gruas’. E shikoj këtë pjesë.

Për Meritonin nuk kam pasur konsideratë shumë të madhe, se më dukej si fëmijë. Më tregoi edhe herën e fundit që duke qarë, u duk sikur mami e kishte harruar në çerdhen me drekë.

Nuk thashë mos të qash për një grua, por mashkulli në luftë dhe në dashuri duhet të tregojë vendosmërinë e vet. Më tregoi moment dobësie. E qara nuk është domosdoshmëri dashuri./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button