Life Style

Artistja e njohur tregon arsyen se përse lidhet me meshkuj më të rinj se vetja: “Ata të moshës time kanë vdekur…”!

Ajo është në lidhje prej dy vitesh me reperin 40 vjet më të ri, Alexander Edwards.

Këngëtarja 77-vjeçare, Cher, ka zbuluar së fundmi se ka refuzuar një takim me Elvis Presleyn. “Kjo ndodhi sepse isha pak nervoze për reputacionin e tij. Jam realisht pak e turpshme ndaj meshkujve”-ka thënë artistja në emisionin “The Jennifer Hudson Show”. Ajo ka shpjeguar gjithashtu pse viteve të fundit kalon kohën kryesisht me meshkuj më të rinj.

Arsyeja pse dal me djem më të rinj është se meshkujt e moshës sime ose më të moshuar… Epo, tani të gjithë janë të vdekur. Edhe më parë frikësoheshin të më afroheshin. Të rinjtë janë shumë të mirë, janë edukuar nga gra si unë.

Cher është në lidhje prej dy vitesh me reperin 40 vjet më të ri, Alexander Edwards. Çifti u pa për herë të parë në nëntor të vitit 2022 duke u mbajtur për dore në Los Angeles. Vitin e kaluar në shtator, në një shfaqje mode të “Balmain” në Paris, ata zyrtarisht konfirmuan se janë në një lidhje./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button