ShowBiz

“Po raporti i Heidit me Fationin ç’ishte?”/ Erjola: Shih ça ndodhi…

Mbrëmë disa prej banorëve të “Big Brother VIP3” kanë komentuar afrimitetin që Heidi Baci ka patur me ish-banorin, Fation Kuqari, kur ai ishte pjesë e garës

Mbrëmë disa prej banorëve të “Big Brother VIP3” kanë komentuar afrimitetin që Heidi Baci ka patur me ish-banorin, Fation Kuqari, kur ai ishte pjesë e garës.

Julian Deda është shprehur se nuk e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur mes tyre, si nisi dhe si mbaroi ajo gjë. Erjola Doçi, e cila qëndronte përballë tij, tha se e njeh Fationin që jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe me zemrën e mirë që ai ka, nuk e ka nxjerrë keq Heidin.

Pjesë nga biseda

Juli: Tamam tamam marrëdhënien e Heidit me Fationin e kam kuptuar sepse i kam parë, por çfarë ishte?

Erjola: Unë e njoh që jashtë Fationin, ka një lloj egoje. Ai ka zemrën aq të madhe sa për mos ta nxjerrë keq Heidin tha ‘në rregull’ dhe ia preu.

Juli: I ka dhënë sinjal?

Erjola: Sinjal në kuptimin, shikime, gjëra…

Juli: Njëri-tjetrit?

Erjola: Ajo këtij

Juli: Këtë e kemi kuptuar por si filloi dhe si mbaroi gjëja?

Erjola: Plus kur u pyet ‘nëse do të dilje nga shtëpia për kë do të të vinte keq të njihje më shumë’ nuk përmendi Romeon por tha Fationin.

Juli: Kur e tha?

Erjola: Kur ka qenë te më pak të preferuarit, Heidi në nominim. Por shih ça ndodhi. Natën kur kam hyrë unë, këta qenë te kazerma dhe ata janë afruar me njëri-tjetrin. Ka qenë periudha kur e mbante muhabetin me të dy kjo, se unë sa kisha hyrë në shtëpi dhe kisha ardhur nga jashtë, e dija në ajër situatën. Prandaj thashë që luan me dy porta. / G SH

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button