Banorët pranë Eglës, por a kanë shkuar ta shohin Romeo dhe Heidi?
Disa orë më vonë shëndeti i Eglës u përmirësua dhe disa nga banorët shkuan për ta parë tek dhoma e gjumit
Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Diçka e papritur ka ndodhur në shtëpi. Mbasditen e sotme është komunikuar për banorët se Egla ndodhej në një gjendje jo të mirë shëndetësore e për momentin shfaqej e shtrirë në shtratin e saj me vigon duke marrë serum. Disa orë më vonë shëndeti i Eglës u përmirësua dhe disa nga banorët shkuan për ta parë tek dhoma e gjumit. Një ndër ta ka qenë edhe Romeo, e më vonë teksa Egla bisedonte me Julin iu shpreh se iu bë shumë qejfi që Romeo tregoi se ka një zemër të madhe, por e mërzitur se Heidi ende nuk kishte shkuar ta shikonte.
Egla: E pe që erdhi Romeo
Juli: E pash
Egla: E shikon që ka zemër të madhe ashtu si kam thënë
Juli: E ka
Heidi: E pe që Baçi nuk erdhi
Juli: Baçi është akull… do vij dhe ajo
Egla: se besoj
Juli: Ndoshta nuk e di që je këtu
/gsh