6 gjërat që duhet të bëni në mbrëmje që jeni të lumtur gjithë ditën
Përgatitja e vetes për një ditë të mirë nuk do të thotë vetëm të kesh një rutinë normale në mëngjes. Por, duket se në përcaktimin e gjendjes së lumturisë ka shumë ndikimin edhe ajo që bëni në mbrëmje.
Disa zakone të vogla mund të sjellin ndryshime të mëdha në gjendjen tuaj dhe në ndjesinë e lumturisë gjatë gjithë ditës.#1 Bëni një ecje në mbrëmje Një shëtitje e shkurtër mund të ndihmojë në
qetësimin e trurit dhe nervave, pas një ditë të lodhshme me plot
angazhime. Vetëm disa minuta ecje jashtë në natyrë mund të ulin nivelet e
sheqerit në gjak dhe t’ju ndihmojnë të qetësoheni.#2 Lëre telefonin në një dhomë tjetërMe siguri e keni parë efektin që ka gjumi në gjendjen tuaj fizike dhe
mendore të nesërmen. Ekspertët sugjerojnë që të fikni celularin dhe të
mos e prekni 30 minuta para gjumit ose nëse doni qetësi absolute thjesht
çojeni telefonin në një dhomë tjetër.
#3 Bëni një dush ose vaskë me ujë të ngrohtë
Zhytja në ujin e vaskës në krahasim me dushin është një ritual që ndikon direkt në gjendjen e humorit, duke ulur nivelet e depresionit, përmirësimi i cilësisë së gjumit dhe efektet pozitive në sistemin kardiovaskular.
#4 Bëni një skanim të trupit
Një skanim i ndërgjegjshëm i trupit është një mënyrë për të lehtësuar stresin kronik. Mendoni pak për funksionet e trupit, nga koka te gishtat e këmbëve, pasi kjo aktivizon ekuilibrin e brendshëm vetërregullues.
#5 Reflektoni për ditën që keni kaluar
Pavarësisht nëse i keni përmbushur angazhimet e ditës dhe sa produktivë keni qenë në çdo drejtim nga ai familjar te projektet e punës, sërish reflektimi për ditën është një praktikë e shkëlqyer për t’u qetësuar dhe për ta mbyllur kapitullin e një dite të ngarkuar.
#6 Përfundoni ditën me mirënjohje
Para se të flini, shkruani tre deri në pesë gjëra për të cilat jeni mirënjohës. Ky akt i thjeshtë i renditjes së bekimeve në jetë mund të përmirësojë gjendjen tuaj të përgjithshme. / OraNews