Lajme

Akuzat për efekte të rënda anësore/ “AstraZeneca” e pranon për herë të parë: Vaksina anti-Covid shkakton…

Gjigandi farmaceutik është paditur nga disa grupe për efektet anësore

Kompanitë që prodhuan vaksinat anti-Covid janë vënë shpesh në shënjestër të sulmeve, duke u akuzuar se nuk kanë qenë plotësisht transparent për efektet negative të tyre në trupin e njeriut.

Tashmë, “AstraZeneca” ka pranuar për herë të parë se vaksina e saj anti-Covid mund të shkaktojë një efekt anësor të rrallë. Kjo ka ardhur pas disa padive se vaksina e gjigandit farmaceutik ka shkaktuar vdekje dhe lëndime të rënda në dhjetëra raste. Avokatët e palës së paditësve kanë argumentuar se vaksina ka prodhuar një efekt anësor, i cili ka pasur një efekt shkatërrues në një numër familjesh.

Gjigandi farmaceutik është paditur nga disa grupe me pretendimet se vaksina e zhvilluar në Universitetin e Oksfordit, shkaktoi vdekje dhe lëndime të rënda në dhjetëra raste. Një nga rastet u paraqit vitin e kaluar nga Jamie Scott, baba i dy fëmijëve, i cili mbeti me një dëmtim të përhershëm të trurit pasi pati mpiksje gjaku dhe një gjakderdhje në tru që e ka penguar atë të punonte pasi mori vaksinën në prill të 2021.

AstraZeneca” ka kundërshtuar pretendimet, por nga ana tjetër ka pranuar në një dokument ligjor të dorëzuar në Gjykatën e Lartë në muajin shkurt se vaksina e saj anti-Covid mund të shkaktojë në raste të rralla TTS (trombozën me sindromën e trombocitopenisë). TTS shkakton mpiksjen e gjakut dhe një numër të ulët të trombociteve në gjak./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button