ShowBiz

“Më mirë i flas me ty” / Romeo-Meritonit: Përdorues i shpifur…

Romeo Veshaj dhe Meriton Mjekiqi kanë biseduar mbrëmë në lidhje me lojën që po bën Graciano Tagani në shtëpinë e “Big Brother VIP3”

Romeo Veshaj dhe Meriton Mjekiqi kanë biseduar mbrëmë në lidhje me lojën që po bën Graciano Tagani në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.

Sipas moderatorit, Heidi Baci ka faj që e ka lejuar balerinin që të shkonte te suita dhe më pas të thërriste atë. Meritoni shprehet se Heidi nuk duhet që t’i lejojë disa gjëra, duke qenë se Graciano është kundërshtari i përbetuar i Romoes aty brenda. Madje i kujtoi edhe Kutinë e Pandorës, kur Tagani i vendosi në nominim.

“Dua vëllai im që ti të jesh mirë. Ti je një djalë i jashtëzakonshëm, sidomos në marrëdhënie me vajzat. Je treguar shumë, shumë, shumë i kujdesshëm”, i tha më pas Meritoni.

Nga ana tjetër, Romeo shprehet se nuk ka faj Heidi pasi i kanë shkuar ata:

I kanë vajtur si hienat”.

Më pas aktori i njohur shton se balerini “është përdorues i shpifur”.

Pjesë nga biseda:

Meritoni: Po kur të vjen Graciano që të ka nominuar o vëlla. Je ti, është Lisi, është Heidi në nominim. Ku i besohet Gracianos

Romeo: Jo, është përdorues i shpifur

Meritoni: Është përdorues, për atë po them, është dashur me pas kujdes

Romeo: I ka vajtur aty. U hutova unë andej

Meritoni: Më mirë i flas me ty, se sa me nda një mendim diku

Romeo: Po të them se goca nuk ka faj, ndoshta faji im që u hutova aty.

/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button