Bota

Shpërthen diga në Kenia/ Balta dhe uji marrin 40 jetë, dhjetar të zhdukur nën baltë

Një tragjedi e vërtetë është regjistruar në Kenia, ku 40 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë janë shpallur të humbur pas shpërthimit të një dige, e cila rrafshoi të gjithë fshatin.

Më shumë se 40 njerëz kanë vdekur në Kenia pasi një digë e dëmtuar shpërtheu pas shirave të dendur dhe përmbytjeve, thanë autoritetet.

Vlerësimi për bilancin e viktimave është ende përpara. Ka ende persona të tjerë në baltë, tha guvernatori i qarkut

Misione kërkim shpëtimi kanë nisur për të mbijetuar mes baltës që ka mbushur edhe banesat.

Dëmet materiale të vërshimit janë ende të pallogaritshme sipas zyrtarëve

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Kamuchiri, kur reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin, mbushën digën, e cila më pas nuk mundi të përballonte presionin duke shpërthyer.

Incidenti vjen pas përmbytjeve të mëdha të muajit marsit që shkaktuan 103 viktima dhe detyruan mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre. Qeveria javën e kaluar urdhëroi ushtrinë të ndihmonte në operacionet e kërkim shpëtimit/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button