Life Style

Përballja me produksionin dhe inati me opinionisten / Jetmiri thyen heshtjen pas daljes nga BBVip

Jetmiri më në fund ka vendosur të thyejë heshtjen pas daljes së pazakontë nga shtëpia e Big Brother VIP.

I ftuar sot në “Big Brother Fan Club” në Top Channel, Jetmiri tregoi se ishte nxituar me komentet ndaj produksionit duke thënë se gjërat kur je brenda shtëpisë perceptohen ndryshe.

A je penduar që dole nga shtëpia ?

Kjo është një lojë e fortë psikologjike ku izolimi bën të vetën, për pjesën e banorëve nuk ndjeja asnjë presion psikologjik, se i menaxhoja kollaj madje i bëja të dilnin nga vetja.

Arsyeja e vërtetë ishte se po amplifikohej situata, unë po avancoja me kërkesat, ishte një situatë kaotike, ajo që po kërkoja ishte asgjë.

Unë po avancoja një kërkesë për asgjë, kërkoja të bëja atë që në thelb ishte asgjë. Ndaj meje janë thënë monstruozitete, kam parë një opinioniste që me momente të caktuara më dukej si garuese brenda në lojë. Kjo ngriti një revoltë tek unë.

Nuk e pashë të drejtë komentin e saj në ato momente e prandaj mora një vendim.

A ishte strategji përballja me produksionin?

Asgjë nuk është e iniciuar me kastile, perceptimi nga brenda është ndryshe, kur ndjeja sikur më shkelej e drejta, protestoja

Pse u konfliktove me Romeon kur e mbështesje?

Nuk ishte ashtu, unë kam thënë nuk do bëj asgjë, dhe ashtu bëra, ruajta qetësinë dhe ata më sulmmonin. Isha një personazh që trazoja ujërat e tyre, dhe Romeon e kam trajtuar me dashamirësi, por më ka sulmuar nën paranojën e lojës./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button