Lajme
Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari.
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mëngjesin e sotëm në një banesë në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.00. Burime bëjnë me dije se banesa ku është vendosur lënda plasëse i përket gjyqtarit Tonin Sterkaj.
Nga raportimet e para bëhet me dije se nuk ka përsona të lënduar por vetëm dëme materiale./SYRI.net