Life Style

Kur bukuria nuk njeh moshë, modelja shpallet Miss në moshën 60-vjeçare

Emri i Alejandra Marisa Rodriguez ka bërë xhiron e botës, pasi u kurorëzua Miss Buenos Aires në moshën 60-vjeçare. Ajo është ndoshta mbretëresha e parë e bukurisë e kurorëzuar në këtë moshë në historinë e konkursit.

Me origjinë nga La Plata, ajo ka dy profesione: juriste dhe gazetare. Me këtë titull të fituar së fundmi, ajo aspiron kurorën e Miss Universe Argentina, më 25 maj.

Konkurrimi i saj u bë i mundur për shkak të rregulloreve të reja të organizatës ndërkombëtare, e cila vendosi të eliminonte kufirin e moshës.

Më parë, mosha ishte thelbësore dhe vetëm gratë midis 18 dhe 28 vjeç mund të merrnin pjesë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button