Lajme
Merrnin para për ndërtimet pa leje, shpallen në kërkim kreu i IMT-së së Elbasanit dhe vartësi i tij
Kryeinspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Elbasan dhe një vartës i tij janë shpallur në kërkim nga policia, pasi ndaj tyre Gjykata ka lëshuar urdhrin e arrestit me burg.
Zyrtarët kanë marrë ryshfet për një objekt të ndërtuar pa leje në qytetin e Elbasanit.
Njoftimi:
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan shpallën në kërkim shtetasit A. M, 38 vjeç, me detyrë kryeinspektor në IMT Elbasan dhe B. Q., 50 vjeç, inspektor në IMT Elbasan./OraNews