“Po të isha si Juli dhe Romeo, do ta fitoja Big Brother”/ Ish-banori i BBV3: Po të hyja prej fillimit…
I ftuar së fundmi në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori i këtij edicioni Lidi Delia
I ftuar së fundmi në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori i këtij edicioni Lidi Delia, i cili në këtë intervistë ekskluzive u shpreh në lidhje me eksperiencën e tij jo shumë të gjatë brenda këtij formati.
Gjatë kësaj interviste për Top Albania Radio, Lidi bëri një analizë të lojës së banorëve si dhe dha mendimin e tij për video-t më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Ndërkohë i pyetur nëse do donte të hynte që prej fillimit të programit, Delia u përgjigj:
Me të thënë të drejtën, unë kam thënë diçka. Po të hyja prej fillimit patjetër që do të ishte një gjë tjetër. Dhe kam bërë një paralelizëm që po të kisha pasur vendin e Romeos dhe të Julit me të gjithë ato gjëra që kanë ato, do ta fitoja Big Brother-in. Kanë qenë pjesë e familjes së Top-it. Janë familjarizuar me skenën, me stafin. Këtë këtë. Jo të kisha Heidin./ G SH