“Po bëjnë debate të stisura…”/ Juli tregon planin e Eglës dhe Romoes, Liami: Hajde bëjmë diçka
Mëngjesin e kësaj të hëne, Liam Osmani dhe Julian Deda kanë komentuar debatet mes Egla Cenos dhe Romeo Veshajt brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3”
Mëngjesin e kësaj të hëne, Liam Osmani dhe Julian Deda kanë komentuar debatet mes Egla Cenos dhe Romeo Veshajt brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3”.
Aktori i njohur u shpreh se ata të dy po bëjnë debate të stisura vetëm për të kapur primen. E këtu Liami ndërhyn duke thënë:
“Hajde të bëjmë diçka”.
Megjithëse Juli nuk pranoi që të thurin ndonjë plan me banorin kundër dyshes, aktori tregoi se një teatër të tillë nuk do ta lejojë që të bëhet në shtëpi.
Pjesë nga biseda:
Juli: Kjo po bën dialogë dhe debate të stisura me Romeon, kujton kjo se do e lë unë
Liami: Hajde bëjmë diçka
Juli: Jo more s’ke nevojë të bësh asgjë, ti bëj çfarë të duash. Ajo ka nisur një debat të stisur me Romeon dhe mendon se unë do ta lejoj ta vazhdojë. Ky është teatri
Liami: Ajo është kuptuar
Juli: Prandaj nuk lejon që t’a themi se s’do t’a dëgjojë. I vjen turp ta dëgjojë atë që ka thënë. Si ta shtyjmë tani 2 -3 javë që kanë ngelur për të kapur primen, kjo bashkë me atë tjetrin që është “out” fare./gsh