Erjola kujton ditëlindjen e ish-partnerit, Juli e përqafon: Si mund t’a kujtosh prapë atë moj?
Erjola Doçi teksa po bisedonte me Julian Dedën ka kujtuar ditëlindjen e ish-partnerit
Teksa të gjithë banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP3” ndodheshin në oborr duke kërcyer e kënduar me një atmosferë festive, Erjola Doçi ka vendosur që të ndajë me Julian Dedën një histori personale.
Moderatorja i tha aktorit se ish-partneri i saj feston ditëlindjen. Kujtojmë se në linjën e jetës Erjola ka rrëfyer se djali në fjalë e dhunonte atë për shkak të xhelozisë.
E për këtë arsye Juli e ka pyetur i habitur: “Si mund t;a kujtosh prapë atë moj?”. Më pas ai e pyeti Erjolën se sa vjeç bën ish-i dashuri i saj, ndërsa banorja i tregoi me gjeste.
“Edhe 100 çunit të huaj pra”– tha Juli duke qeshur së bashku me Erjolën, pastaj dyshja vazhduan të këndojnë.
SONDAZH / Juli apo Egla, kush është i preferuari juaj?
Pjesë nga biseda:
Erjola: Ma kujton…
Juli: Mos qaj
Erjola: Ka ditëlindjen ai që e kam vënë te linja ime
Juli: Ë ai! Si mund ta kujtosh prapë atë moj?! Sa vjeç bën ai?
Erjola: Nejse mosha
Juli: Nga mosha se marr vesh unë këtë histori. Të jetë një moshë e madhe rrëshqiti, po nejse s’ka asgjë
Erjola: Nuk është ndonjë gjë por sado…
Juli: Edhe 100 çunit të huaj pra (Juli qesh pastaj dyshja vazhdojnë të këndojnë) / G SH