Vullkani më i lartë në botë ‘vjell’ çdo ditë $6,000 flori megjithëse është i mbuluar nga akulli
Vullkani më i lartë në botë prej kohësh lëshon çdo ditë pluhur floriri megjithëse i mbuluar nga akulli i Antarktikës.
Studiuesit thonë se mes gazit, avullit e gurëve, një masë kristalesh floriri lëshohet rregullisht në atmosferën e vullkanit Erebus në Antarktikë.
Vullkani është zbuluar prej vitit 1841 nga eksploratori britanik James Clark Ross, që i vuri atij emrin e anijes së tij, por besohet se është aktiv prej viti 1972.
Mirëpo kushdo që mendon të shkojë për të kërkuar thesare atje, mbetet i zhgënjyer kur mëson se prej fundit të Luftës II Botërore një traktat i pazakontë ndërkombëtar mes të gjitha fuqive të mëdha ndalon eksplorimet në Antarktikë, përveç disa zonave te caktuara periferike.
Kontinenti i akullt besohet se ka rreth 138 vullkane, por vetëm dy, Erebus dhe ‘Deception Island’, konsiderohen aktivë.
Conor Bacon, studiues i Columbia University tha për rrjetin Live Science: “Këto janë fenomene të rralla pasi nevojiten kushte shumë specifike që sipërfaqja të mos ngrijë”.
Erebus ngrihet në lartësinë impresionuese 4200 metra dhe rregullisht lëshon gaz e avull me përmbajtje metalesh.
Megjithse grimcat janë më përmasa shumë të vogla, Erebus llogaritet se lëshon rreth 80g pjesëza floriri në ditë – që llogariten në vlerë rreth $6,000.
Mali Erebus ishte në faqet e mediave dhe në vitin 1979, kur një avioni linjave Air New Zealand u përplas tragjikisht pranë tij duke vrarë të gjithë 237 pasagjerët në bord./The Sun/