Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra
Reshjet e shiut kanë rritur nivelin e liqenit në basenin më të madh ujëmbledhës në kaskadën e Drinit ku ka arritur në 292.54 metra nga 287.33 metra që ishte në javën e parë të muajit prill.
Prurjet në Fierzë janë 180 metër/kub në sekondë, ndërsa në javën e parë të prillit ishin 140 metër kub në sekondë, duke pësuar një rritje të prurjeve.
Këto shifra tregojnë se që nga dita e parë e reshjeve të shiut, niveli i ujit në liqenin e Fierzës është rritur me më shumë se 5 metra.
Niveli maksimal i liqenit është 296 metra. Për të arritur këtë shifër, basenit më të madh i duhen edhe 4 metra.
Përkundër sasisë së reshjeve të ditëve të fundit dhe rritjes së prurjeve hidrocentrali i Fierzës, vijon të mos podhrojë energji me qëllim ruajtjen e rezervave ujore. Aktualisht të katër trurbinat nuk janë në punë behet e ditur nga salla operative e Hidocentralit të Fierzës./Shqiptarja.com