Lajme

MASA NDAJ ZJARREVE/ Çako: Duhen pajisje, por edhe bashkëpunim

Kreu i Emergjencave Civile, në prag të stinës së verës ka kërkuar bashkëpunimin jo vetëm të zjarrfikësve, por edhe të banorëve ku mund të ketë zjarre. Duke nisur inspektimet në terren ai theksoi edhe projektet për modernizimin e flotës së mjeteve

Në prag të verës, që së bashku me temperaturat e larta sjell edhe rrezikun nga zjarret, kreu i kreu i Emergjencave Civile Haki Çako ka zbritur në Pish Poro.

Në fjalën e tij e vuri theksin te pajisja e shërbimit të emergjencave me mjete e duhura.

Por edhe trajnimi i punonjësve dhe koordinimi i shpejtë Çako i cilësoi domosdoshmëri.

Zjarret, tha ai, na prekin të gjithëve, ndaj kërkoi bashkëpunim.

Me ndryshimet klimatike edhe shkencëtarët e kanë cilësuar situatën të paparashikueshme, ndaj dhe rreziku për zjarre është edhe më i lartë./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button