KURIOZITETE
Pupëza, shpendi i rrallë verues fotografohet në Shqipëri
Administrata Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka fotografuar një shpend të rrallë shtegtues që vjen në vendin tonë, pupëzën.
Pupëza (Upupa epops) është një ndër shpendët më të bukur, shumëngjyrësh dhe me një kurorë të veçantë, e cila e dallon nga shpendët e tjerë. Ai është shpend verues në Shqipëri, i cili vjen në pranverë kryesisht gjatë muajit prill dhe largohet sërish drejt Afrikës, në muajt gusht-shtator.
Në Shqipëri, pupëza haset kryesisht në zonat bregdetare dhe në ato kodrinore.
Vendosja e moratoriumit për ndalimin e gjuetisë të faunës së egër ka bërë që popullatat e çdo lloji të shtohen vit pas viti dhe gjithnjë e më shumë zogj shtegtarë të vijnë për verim./OraNews