“Jetmiri njësoj si 14 vite më parë…”/ Habit ish-banori i “BB3”, Haki Kika: Ai bullizon, shantazhon…
“Është i rëndësishëm qëllimin me të cilin futesh në BBV…”
I ftuar në një lidhje telefonike në emisionin “Big Brother Radio” ishte Haki Kika, ish-banor i Big Brother 3 për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tij për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV. Ai u shpreh:
Është shumë interesante me personazhet që futen… Për mua nuk ka qenë befasi futja e një ish-fituesi.
Lidhur me situatën e Jetmirit në ‘prime’, ai ka thënë:
Të njejtën gjë e ka bërë edhe kur kam qene unë. Mënyra si ai funksionon është duke shantazhuar, bullizuar të tjerët… Ai vetëm shembull nuk po jep… Kur ti futesh me një qëllim për të dhënë një shembull… Në edicionin ku kam qenë unë, vetëm shembull nuk ishte.
Është i rëndësishëm qëllimin me të cilin futesh, kur ti futesh me qëllimin për të dhënë shembull të mirë, duhet të shohësh çfarë ke bërë përpara… Ky që po bën tani, s’ka lidhje me Jetmirin… Nuk e mendoj qe shkon në finale, ndoshta deri të shtunën dhe ai do largohet…
Cilët banorë sheh ai në finale?!
Egla dhe Meritoni patjetër. Romeo bashkë me Julin dhe mbase Heidi… Ka shume nga Kosova qe mbeshtesin për shembull Eglën, sigurisht qe edhe Meritoni ka mbështetje… Egla për mendimin tim është shumë e fortë, Meritoni poashtu i fortë…
/gsh