Rajoni

Kosova “vajton” gratë e vrara! Sot ditë zie, flamujt ulen në gjysmështizë

Nga viti 2010 në Kosovë janë vrarë 57 gra, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës

Kosova është sot në zi për vrasjen e dy grave brenda pak ditëve. Të gjithë flamujt në institucionet shtetërore janë ulur në gjysmështizë.

Vendimi për shpalljen e të mërkurës ditë zie u mor një ditë më parë nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona”, thuhet në njoftim.

Më 16 prill një grua u vra nga bashkëshorti i saj në Pejë, i cili u arrestua. Ndërkohë, më 12 prill u vra një grua 21-vjeçare brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në qytetin juglindor të vendit, Ferizaj, ndërsa u plagos edhe vëllai i saj 15-vjeçar. Ish-bashkëshorti i saj është arrestuar si i dyshuar për vrasjen.

Nga viti 2010 në Kosovë janë vrarë 57 gra, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës. / G SH

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button