Bota

Pamje të pazakonta nga Dubai, përmbytjet masive “shndërrojnë” aeroportin në liqen

Shirat e dendur goditën Emiratet e Bashkuara Arabe të martën, duke përmbytur autostradat kryesore dhe duke detyruar shoferët të braktisin automjetet e tyre në Dubai. E njëjta pamje ishte edhe në Bahrein, Katar dhe Arabinë Saudite.

Në Dubai, shirat filluan gjatë natës, ndërsa erërat e forta çuan në anulimin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait, një nga më të ngarkuarit në botë dhe shtëpia e linjës ajrore Emirates. Në fakt, operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait u pezulluan për 25 minuta të martën për shkak të një stuhie të fortë.

Gjithsej 21 fluturime dalëse dhe 24 në hyrje u anuluan dhe tre fluturime u devijuan në aeroportet e tjera fqinje, tha një zëdhënës i DXB. Mobilizimi i autoriteteve për përballimin e dukurive të përmbytjeve ka qenë i madh, me cisterna që kanë kryer operacione për shkarkimin e ujit nga rrjeti rrugor, ndërsa janë përmbytur edhe hotele

Shkollat ​​në të gjithë Emiratet e Bashkuara Arabe mbetën të mbyllura, ndërsa punonjësit e qeverisë kryesisht punonin nga distanca. Shumë punëtorë qëndruan gjithashtu në shtëpitë e tyre, megjithëse disa u përpoqën të dilnin jashtë duke u bllokuar në rrugët e përmbytura.

Vihet re se reshjet e mëdha të shiut nuk janë një fenomen i zakonshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe, megjithatë, ato ndodhin periodikisht gjatë muajve më të ftohtë të dimrit. Në fakt, shumë rrugë, por edhe zona të tëra, nuk kanë rrjet kullimi për shkak të mungesës së reshjeve të shpeshta.

/LIVING

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button