“E di çdo të bëja unë ty?! Do të numëroja dhëmbët”/ Egla Ceno e kërcënoi, banori i BBV merr vendimin e pazakontë
Banori i Big Brother Vip, Jetmir Salaj ka deklaruar se do të largohet nga shtëpia pas një përplasje që ka pasur me aktoren Egla Ceno.
Aktorja gjatë debatit mes tyre iu është drejtuar se nëse do të kishin qenë jashtë BBV, do t’i kishte thyer dhëmbët.
“Po të isha jashtë, a e di se çfarë do të bëja unë ty? Do të numëroja dhëmbët”, iu drejtua Elga në një video të bërë virale.
Ti kështu? Jo mi jo, e di që je femër e fortë”,iu drejtua Jetmiri.
Pas kësaj situate të krijuar, konkurrenti ka deklaruar se gjatë prime që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme do të lërë garën.
Gjatë një bisede me Meriton Mjekiqin dhe Françeska Muratin, Jetmir Salaj, ai u shpreh se: “Unë do të lë programin, ky është vendimi im”.
Dy banorët e kanë kundërshtuar deklaratën e Jetmirit, megjithëse ky i fundit duket i vendosur, ndërsa tregoi se mbrëmjen e sotme do ti sqarojë të gjitha arsyet.
“Për fjalët që të ka thënë ti shkul dhëmbët?” – e pyeti Françeska, teksa banori tha: “Po. Ky është vendimi im dhe është i patjetërsueshëm dhe i padiskutueshëm”.
Kujtojmë që pas debatit me Egla Cenos, banori i tha Roza Latit se ditën e nesërme( të martën) do të marrë vallixhet që të ikë, duke treguar se do ta bëjë tërmet.
“Do t’i sqaroj unë nesër të gjitha, mezi po e pres, e marta ime. Marr valixhen dhe iki, por unë nesër do të bëjë tërmet…”, i thoshte ai Rozës./SOT.COM.AL