ShowBiz

Çifti në darkë romantike, Romeo përlotet

Romeo është përlotur teksa ka përmendur vëllezërit e tij, duke u shprehur se i mungojnë shumë.

Mbrëmjen e sotme, Vëllai i Madh ka organizuar një mbrëmjen romantike për Heidin dhe Romeon. Pavarësisht se shpesh herë është aluduar se ndjenja tyre nuk është e vërtetë dhe se gjithçka është në kuadër të lojës, dyshja vijon të jetë më e bashkuar se kurrë me njëri-tjetrin.

Teksa kanë qenë të dy në darkën romantike, dyshja ka zgjedhur të njohë më shumë njëri-tjetrin, duke folur për jetën jashtë si edhe familjarët. Romeo është përlotur teksa ka përmendur vëllezërit e tij, duke u shprehur se i mungojnë shumë. Ai gjithashtu ka shtuar se i duket sikur i ka braktisur, duke ndërmarrë këtë eksperiencë.

Gjërat që më mundojnë më shumë këtu janë se çfarë bën Donaldi me punën sepse e kam lënë pa punë se punojmë bashkë. E vetmja ndjesi që nuk dua të kem që duket sikur i kam braktisur dhe jam futur këtu brenda .Nuk e di si është”, shprehet Romeo.

/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button