Romeo fton Meritonin të dalin në nominim / Nëse dyshja do përballej, kush mendoni se do eleminohej?
Teksa kanë qenë duke diskutuar me tone të larta, Romeo i ka kërkuar Meritonit që të dalin kokë më kokë, në nominim me njëri-tjetrin.
Romeo dhe Meritoni prej kohësh tashmë janë kthyer në armiq brenda lojës së “Big Brother Vip 3”. Ndërkohë që para se të bëheshin pjesë e formatit ishin të afërt me njëri-tjetrit, mesa duke marrëdhënia mes tyre nuk ka vijuar njësoj.
Pas debateve të shumta, ditën e sotme, teksa kanë qenë duke diskutuar me tone të larta, Romeo i ka kërkuar Meritonit që të dalin kokë më kokë, në nominim me njëri-tjetrin.
Pjesë nga debati në oborr:
Romeo: Unë ta dhashë si këshillë, ti vazhdon merresh prapë. Ti ke frikë të më japësh dorën mua në sytë të të gjithë shqiptarëve.
Meritoni: Hajde e prishim nominimin.
Romeo: A je burrë? Po na ndjekin të gjithë shqiptarët. Nëse nuk ma jep dorën, nuk je burrë.
Meritoni: Hajde ikim të tre. Unë, ti edhe Heidi. Mbas Heidit, ti. Nëse dalë kokë më kokë unë edhe Heidi, betohem në Zot, e nxjerr Heidin. Pasi të nxjerrë, Heidin, hymë kokë më kokë të dy.
Romeo: A je burrë? A shet veten për lojë? Ma jep dorën. Ma trego që nuk e shet veten për lojë. Mes burrave, leri gratë.
Meritoni: Mbas Heidit.
Romeo: Leri gratë jashtë. Në një moment leri gratë.
Meritoni: Hajde të tre. Hajde shkojmë.
Ndërkohë mbrëmjen e sotme një prej 9 banorëve të eleminuar do të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.