Shëndet

Ndryshimet klimatike rrisin rrezikun e “Lyme”, Anglia me numër të lartë rriqrash

Ndryshimet klimatike “ka gjasa” të rrisin aktivitetin dhe shpërndarjen e rriqrave kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar, gjë që mund të çojë në një rritje të rasteve të sëmundjes Lyme, sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.

Një klimë potencialisht më e ngrohtë dhe më e lagësht pritet të rezultojë që rriqrat – të cilat mund të infektojnë njerëzit me sëmundjen Lyme – të jenë më aktive.

Sëmundja “Borrelosis” ose ndryshe “Lyme” është një sëmundje e shkaktuar nga bakteri “Borrelia burgdorferi”. Ky bakter transmetohet nga pickimi i rriqrave “Ixodes ricinus”.

Në shumicën e rasteve një skuqje në formë ovale mund të jetë një simptomë e hershme e infeksionit bakterial, që zakonisht shfaqet brenda një deri në katër javë.

Simptoma të tjera të sëmundjes mund të përfshijnë ethe, të dridhura, lodhje, dhimbje në trup, dhimbje koke, ngurtësi në muskujt e qafës dhe nyjet limfatike të fryra, ndërsa, nëse simptomat e para nuk trajtohen menjëherë, ato mund të shkaktojnë probleme të rënda, neurologjike dhe kardiake,si çrregullim i rrahjeve të zemrës, probleme me sytë dhe mëlçinë

Rastet e raportuara kanë ardhur në rritje. Verën e kaluar ka pasur një rritje gati 40% të rasteve akute të sëmundjes Lyme.

UKHSA thotë se temperaturat më të ngrohta dhe më të lagështa po krijojnë “kushte të favorshme” që rriqrat të lulëzojnë.

Të dhënat më të fundit të UKHSA tregojnë se në Angli ka pasur 882 raste akute të sëmundjes midis prillit dhe shtatorit të vitit të kaluar, kur rriqrat janë më aktive/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button