Temperaturat e larta në Shqipëri, fluks i lartë qytetarësh nga Kosova për të kaluar fundjavën
Në pikën kufitare të Morinës fundjava ka nisur me fluks të lartë mjetesh e qytetarësh nga Kosova drejt Shqipërisë.
Kjo është fundjava e parë pas muajit të Ramazanit, muaj gjatë të cilit pati kufizim të ndjeshëm të lëvizjes për shkak të agjërimit.
Jo për mua unë asnjëherë nuk kam pasur probleme në kufi.”- tha një qytetar.
“Ishim me nusen për të vizituar familjen në Durrës. E kam vizituar shumë herë. Shumë mirë duket në kufi, pas asnjë problem kaloj.”- u shpreh një tjetër.
‘Sot kemi vendosur të shkojmë në Durrës për dy ditë për qejf. Këtu shumë në rregull është kufiri. Jam shumë i kënaqur.’- tha një tjetër qytetar.
Në pikën e përbashkët kufitare, policia punoi me procedurën e kalimit të kufirit pa kontrolle përgjatë fundjavës sipas marrëveshjes ndërqeveritare.
Vetëm në orët e para të ditës së sotme përmes Morinit kanë hyrë në territorin e Shqipërisë më shumë se 7000 qytetarë të Kosovës, me rreth 4100 automjete./OraNews