Lajme

Shkrumbohet dyqani në katin e parë të një pallati në Gjirokastër

Një mjedis i përshtatur si njësi tregtimi në katin e parë të një pallati në Gjirokastër ka marrë flakë duke rrezikuar të përhapet në apartamentet e tjera të banimit.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00 duke u gdhirë dita e sotme, në zonën e lagjes “11 Janari”.

Fillimisht zjarri u shfaq në katin e parë të pallatit në një banesë të përshtatur për dyqan, duke përfshirë orenditë shtëpiake. Tymi dhe flaka shkaktuan panik te banorët e pallatit që kërkuan ndihmën e zjarrfikësve.

Efektivët zjarrfikës së bashku me një automjet ndërhynë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit, duke bërë të mundur evitimin e përhapjes së flakëve të zjarrit në pjesën tjetër të pallatit.

Dyshohet që shkak i zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike në mjediset që përdorej si njësi tregtimi. /BW

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button