E papritur nga Egla, i shkruan një letër Erjolës: Je një femër…
Erjola ka marrë nje lëtër të vecantë nga Egla që sigurisht ka qenë e papritur për të.
Ditën e sotme Vëllai i Madh i ka dhënë një sfidë të re banorëve të BBV. Sipas zarfit të mbërritur në shtëpi, i cili është lexuar nga Jetmiri, njoftohej se të gjithë banorët do i shkruanin letër një banori tjetër, duke shprehur vlerësimin apo dashurinë që kanë për të.
Banorët kanë nisur të shkruajnë letrat për njëri-tjetrin teksa të gjithë janë mbledhur në oborr. Erjola ka marrë nje lëtër të veçantë nga Egla që sigurisht ka qenë e papritur për të, nisur nga debatet e shumta që kanë patur në shtëpi.
“E dashur Erjola, nuk u mendova gjatë për të zgjedhur emrin tënd për të të shkruar këtë letër. Erjola nuk ka fjalë për ta shpjeguar por e njoh mirë ndjenjën e nevojës për dy fjalë zemre qoftë edhe nga një njeri i largët. Ndjej që ti meriton të dëgjosh çdo fitë fjalë zemre sepse ti je një super grua me qindra ngjyra brenda saj. Vlerësoj historinë tënde të rrëfyer këtu në BBV3 dhe shpresoj që shpirti yt të mos lëndohet më nga asnjë dallkauk atje jashtë. Unë sinqerisht mendoj që je një super vajzë, respekte, të dua Egla”, shkruhej në letrën që ka përlotur Erjolën, e cila i ka dhuruar një përqafim të ngrohtë Eglës pas leximit të letrës.
/gsh