LajmeVendi

Protestojnë blegtorët në Fier! Ndotja e kolektorit i lë pa ujë tokat dhe bagëtitë

Ndotja alarmante e kolektorit të Levanit ka ngritur paraditen e kësaj të enjte në protestë dhjetëra fermerë të Povelcës e Derëzezës.

Ata thonë se  shkak i ndotjes janë stallat e kafshëve që ndodhen pranë dhe që shkarkojnë të gjitha mbetjet organike  në ujërat e kolektorit.

Sipas banorëve kjo situatë që vijon prej më shumë se 20 vitesh është kthyer në shqetësimin më madhor të tyre pasi  bagëtitë po u sëmuren ndërkohë që me dhjetëra hektarë tokë me perime e shalqi po thahet  edhe për shkak se në kolektor derdhet dhe ujë i kripur.

Banorët shprehen gjithashtu se  shqetësues mbetet edhe fakti se uji i ndotur që ndodhet në këtë kolektor, tërhiqet nga hidrovori i Derëzezës dhe derdhet në det duke ndotur edhe bregdetin i cili për pak ditë do të presë plazhistët e parë dhe turistë të shumtë.

Në prag të sezonit turistik kjo ndotje do të sjellë edhe largimin e pushuesve kanë thënë ndër të tjera fermerët  teksa apelojnë njëzëri që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejt.

Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button