Flet 32-vjeçarja që i shpëtoi p*rdhunimit nga shqiptari në Greqi: Uroj që asnjë grua mos të përjetojë dhimbjen time
32-vjeçarja greke që u sulmua dy ditë më parë në ambientet e lokalit të saj në Greqi nga një shqiptar rreth 30 vjeç, ka folur me mediat greke, ku ka treguar momentet e tmerrit që përjetoi.
Dy ditë më parë shqiptari hyri në lokalin e 32-vjeçares në Symi dhe tentoi ta përdhunojë. Për fat të mirë falë rezistencës së 32-vjeçares, pronare e lokalit, ajo ja doli të shpëtojë nga duart e shqiptarit, i cili ishte nën efektin e alkoolit.
32-vjeçarja ka thënë për mediat greke se nuk është mirë dhe se do që 30-vjeçari të marrë dënimin që meriton.
“Asnjë grua nuk duhet ta përjetojë dhimbjen që unë përjetova”, thotë 30-vjeçarja për newsit.gr.
Mediat greke publiuan dje pamje nga ngjarja.
Në pamje duket shqiptari që shkon në banak, puth greken dhe tenton të kryejë marrëdhënie seksuale.
Ajo i bën me dije 30-vjeçarit se ambienti ka kamera, e largon edhe me forcë e sërish i riu nuk ndalon veprimet e tij. Shqiptari dyshohet se ka qenë i dehur, edhe pasi grekja i thotë që të dalë jashtë, mbyll derën me çelës dhe vijon veprimet e tij.
Pas kësaj, ajo ka bërtitur dhe kjo gjë ka alarmuar njerëzit. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ka arrestuar 30-vjeçarin nga Shqipëria./vizionplus.tv/