LajmeVendi

Plagosja me pistoletë e 17 vjeçarit në Shkodër, ngjarja ndodhi para syve të prindërve të tij! I mituri doli me kaçavidë në rrugë pas sherrit me autorin

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e ndodhur mbrëme në Berdicë të Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur në sytë e prindërve të 17- vjeçarit i cili u plagos nga shtetasi Gent Dushku që vijon të jetë në kërkim nga policia vendore e Shkodrës. Konflikti ka filluar mes dy familjeve Luka dhe Gjergji që janë komshinj me njëri-tjetrin. Shkak i debateve dyshohet për çështje banale.

Shtetasi Gent Dushku, i cili banon në lagjen “Xhabiej” në Shkodër është dhëndri i familjes Luka dhe ka shkuar mbrëmjen e djeshme në Bërdicë. Aty ka nisur një debat me babain e të plagosurit. Ky i fundit ka dalë me një kaçavidë në dorë dhe në ato momente dyshohet se Gent Dushku ka qëlluar me pistoletë djalin 17-vjeçar duke e lënë të plagosur i cili po ashtu ndodhej jashtë së bashku me babain e tij.

Në momentin e plagosjes në rrugë ndodhej edhe nëna e shtetasit të plagosur. Policia ka shpallur ne kerkim Gent Dushku, shtetas me probleme me ligjin sepse edhe me pare ka qene i arrestuar per tentativë vrasje.

Lajmi në përditësim…

Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button